Napoli forcon kreun (Video)
Skuadra e Napolit ka vazhduar me fitore edhe në xhiron e 26’të të Serie A-s.
Napolitanët mposhtën me rezultat të thellë 5 me 0 ekipin e Cagliarit, shkruan IndeksOnline.
Golat për ekipin e Sarrit i shënuan: Hamsik, Callejon, Mertens, Rui dhe Insigne.
Me këtë fitore Napoli e forcon kreun me 69 pikë, katër më shumë se Juventusi që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndeshjen e radhës Napoli e zhvillon më 3 mars kundër Romës, kurse Cagliari luan më 4 mars kundër Genoas./IndeksOnline/