Kaos para ndeshjes në Botëror, autobusi i Çekisë bllokon trafikun në Meksikë
Kombëtarja e Republikës së Çekisë është përballur me një situatë të pazakontë vetëm pak orë para ndeshjes së saj të parë në Kupën e Botës 2026.
Autobusi i ekipit çek mbeti i bllokuar në hyrje të qendrës stërvitore në Meksikë, duke paralizuar trafikun në zonë për rreth një orë. Për shkak të bllokadës, futbollistët dhe stafi teknik u detyruan të përshkonin pjesën e mbetur të rrugës në këmbë për të mbërritur në destinacion, shkruan Indeksonline
🤣 LE BUS TCHÈQUE 🇨🇿 BLOQUE LA CIRCULATION ! 🚌❌
— BeFootball (@_BeFootball) June 11, 2026
Coincé à l'entrée de son centre d'entraînement au Mexique, il a paralysé le trafic pendant une heure.
Les joueurs ont dû terminer le trajet à pied. 😭
🎥@ESPNmx pic.twitter.com/hkK6RImvTt
Pavarësisht këtij episodi të pazakontë, Republika e Çekisë vazhdon përgatitjet për sfidën e parë në Botërorin 2026. Çekët do të përballen me Korenë e Jugut në orët e para të së premtes, me ndeshjen që nis në orën 04:00 sipas kohës sonë./Indeksonline/

