Protesta në ditën e dymbëdhjetë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë, kërkohet largimi i Edi Ramës
Ka nisur protesta qytetare kundër qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, tashmë në ditën e saj të dymbëdhjetë.
Protestuesit u mblodhën të mërkurën në orën 18:00, në sheshin “Skënderbej”, nga ku më pas nisën marshimin drejt Kryeministrisë, shkruan A2.
Me pankarta në duar dhe flamuj kuq e zi, ata kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë dhe kundër projektit në Zvërnec.

