“E bukura Gjakovë” vjen nga artisti i fotografisë Alban Krasniqi
Gjatë ditës së sotme në ora 18:00, në Galerinë e Arteve, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë është hapur ekspozita e parë e artistit Alban Krasniqi.
Ky aktivitet është organizuar në kuadër të agjendës për festimin e 14 Qershorit – “Ditës së Çlirimit”.

Ekspozita me rreth 40 fotografi artistike ka pasqyruar kulturën, trashëgiminë, jetën qytetare, artin, traditat dhe identitetin unik të Gjakovës, duke sjellë emocione dhe kujtime për të pranishmit.

Në fund artisti ka falënderuar të gjithë ata që morrën pjesë dhe e mbështetën. Ai u shpreh se kjo paraqet fillimin e një rrugëtimi të ri në botën e fotografisë.

