Numërohen 28% e votave nga përfaqësitë diplomatike, këto janë rezultatet e partive politike
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vazhduar procesin e numërimit të votave në zgjedhjet e fundit.
Pavarësisht se numërimi nuk është mbyllur plotësisht, KQZ ka nisur të numërojë votat për partitë politike nga përfaqësitë diplomatike.
Sipas të dhënave kur janë numëruar 28% e votave prinë LVV-ja me 6,482 Vota. Pas VV-së renditet PDK-ja me 579 Vota, LDK-ja me 462 Vota dhe AAK-ja me 124 Vota./Indeksonline/

