75 Mall Live Search
09:09 / E Premte, 12 Qershor 2026 / Z S

Arrestohen dy drejtor të shkollave paralele serbe në Kamenicë, Rahimaj jep detaje

Policia e Kosovës ka arrestuar dy drejtor të shkollave paralele serbe në qytetin e Kamenicës.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Komunë së Kamenicës, Kadri Rahmiaj përmes një postimi në rrjetin social në Facebook.

Ai ka thënë se Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar të trajtojë secilin qytetar pa asnjë dallim. Rahimaj këtë e ka quajtur si një nga aksionet më të rëndësishme të viteteve të fundit në këtë qytet.

Reagimi i plotë:

Faleminderit institucioneve të rendit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës!

Pas një pune intensive, është përmbyllur me sukses një aksion i ndërmarrë nga institucionet tona ndaj individëve të caktuar, të cilët për një periudhë të gjatë kanë vështirësuar punën e institucioneve tona lokale dhe kanë shqetësuar komunitetin.

Në një nga aksionet më të rëndësishme të viteve të fundit në Kamenicë, janë bastisur shtëpitë e lokale dhe më pas janë arrestuar drejtorët e shkollave të sistemit paralel serb, N.V. dhe D.K., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale.

Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar të trajtojë secilin qytetar pa asnjë dallim, siç mbetet e përkushtuar të kontribuojë në sigurinë e përgjithshme, në koordinim të plotë me institucionet e thirrura për këtë./Indeksonline/