75 Mall Live Search
10:26 / E Premte, 12 Qershor 2026 / Z S

Arrestohen dy persona në Kamenicë, konfiskohen armë, para dhe dokumente me stemën e Serbisë

Dy persona janë arrestuar në Kamenicë nën dyshimin për kryerjen e veprave penale, ndërsa gjatë bastisjeve në shtëpitë e tyre janë sekuestruar armë, para të gatshme dhe dokumentacion që dyshohet se lidhet me sistemin paralel serb.

May be an image of rearview mirror

Sipas Policisë së Kosovës, aksioni është zhvilluar më 22 prill 2026, ku janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë kontrollit të banesave të tyre, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe konfiskuar një pushkë, 19 mijë e 440 euro, 91 mijë e 500 dinarë serbë, 200 dollarë amerikanë dhe 1 mijë e 300 franga.

No photo description available.

Po ashtu, janë sekuestruar një vulë me stemën e shtetit të Serbisë, gjashtë laptopë, katër shtëpiza kompjuteri, një telefon mobil si dhe dosje të ndryshme me dokumentacione, përfshirë kontrata të punëtorëve nga sistemi paralel serb dhe dokumente të tjera relevante për hetimin.

May be an image of text

Me vendim të prokurorit të rastit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet lidhur me rastin po vazhdojnë.