Reali nuk e aktivizon opsionin e riblerjes për yllin e La Ligas
Real Madridi ka vendosur të mos aktivizojë opsionin e riblerjes për një nga yjet e sezonit që lamë pas në La Liga.
Bëhet fjalë për Victor Munoz, i cili pritet të bëjë një lëvizje në Premierligë te skuadra e Newcastle Unitedit, të cilët e shohin atë si zëvënduesin direkt të Anthony Gordon.

Në rast të kompletimit të kësaj marrëveshje, “Los Blancos” do të përfitojnë rreth 50%, apo 17 milionë euro.
Munoz, pati një sezon të mirë me Osasunën ku bëri 36 paraqitje dhe shënoi 7 gola e 5 asistime, teksa aktualisht është në grumbullim me Spanjën në Botëror dhe një marrëveshje mund të arrihet pas përfundimit të turneut./IndeksOnline/

