Majk ka gati duetin me Nasty, spoti i gjeneruar me AI
Reperi i njohur Majk ka paralajmëruar këngën e re nga albumi i tij “Qielli o kufi”.
Projekti i pestë nga albumi titullohet “Lakmove” dhe vjen në bashkëpunim me artistin Nasty D, shkruan Indeksonline.
Kënga do të publikohet e shoqëruar me një spot të gjeneruar me inteligjencë artificiale (AI), duke sjellë një koncept vizual modern dhe ndryshe nga projektet e mëparshme.
“Lakmove” pritet të jetë një këngë me frymë verore dhe ritme të lehta, që do të publikohet më 18 qershor./Indeksonline/

