75 Mall Live Search
10:30 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / AR

Teatri Kombëtar i Kosovës sjell shfaqjen “Martesa” më 16 qershor

Teatri Kombëtar i Kosovës ka njoftuar se do të sjellë para publikut shfaqjen “Martesa”, me tekst të autorit Witold Gombrowicz dhe me adaptim e regji nga Norbert Rakowski.

Shfaqja do të jepet më 16 qershor 2026, duke filluar nga ora 20:00, ndërsa në role interpretojnë aktorët Armend Smajli, Shkelzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj dhe Adhurim Demi.

Sipas njoftimit të Teatrit Kombëtar të Kosovës, dramaturge e shfaqjes është Zoga Çeta Çitaku, ndërsa në realizimin e saj kanë kontribuar edhe një ekip i gjerë artistësh dhe bashkëpunëtorësh vendorë e ndërkombëtarë.

Për rezervimin e biletave, të interesuarit mund të dërgojnë SMS me emrin, mbiemrin dhe numrin e biletave në numrin 044 430 693./KultPlus.com