75 Mall Live Search
14:00 / E Hënë, 15 Qershor 2026 / G T

Hendo me fjalë të mëdha për Luka Modric: Më i miri me të cilin kam luajtur kundër!

Mesfushori anglez Jordan Henderson ka vlerësuar lart legjendën kroate Luka Modric, duke e cilësuar atë si mesfushorin më të mirë kundër të cilit është përballur gjatë karrierës së tij.

“Nuk e them lehtë këtë, por për mua ai është ndoshta mesfushori më i mirë kundër të cilit kam luajtur ndonjëherë. Karriera e tij flet vetë. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe vërtet i klasit botëror”, deklaroi Henderson.

Anglezi theksoi se është jashtëzakonisht e vështirë të luash kundër Modricit, duke shtuar se është një admirues i madh i stilit të tij të lojës, shkruan Indeksonline

“Është tepër e vështirë të luash kundër tij. Shpresoj që kundër nesh të mos jetë në nivelin që dimë se mund të arrijë. Megjithatë, nuk besoj se e kam parë ndonjëherë të zhvillojë një ndeshje të dobët, kështu që do të jetë një test i madh për këdo që luan në mesfushë”, u shpreh Henderson.

Të mëkurën, Anglia dhe Kroacia do të luajnë ndeshjen e rëndësishme për Kupen e Botës./Indeksonline/