Trimror Selimi ndryshon skuadrën por mbetet në Mal të Zi
Pas largimit nga Decic, futbollisti kosovar, Trimror Selimi është bërë me skuadër të re.
Ai nuk ka ndryshuar kampionatin, pasi ka mbetur në Mal të Zi, duke u bashkuar me skuadrën e OFK Petrovac, shkruan IndeksOnline.
Sekimi ka kaluar një sezon fantastik me skuadrën shqiptare nga Mali i Zi, Decic, duke shënuar 10 gola dhe ka bërë pesë asistime.
Sulmuesi kosovar, me skuadrën e Petrovac do të garoj në kualifikueset e Confernece League, ku sonte do të mësoj kundërshtarin për rrethin e parë.
”Sulmuesi anësor me përvojë, i cili ka dëshmuar cilësitë e tij në fushat e futbollit në Mal të Zi, nga sot do të veshë fanellën e klubit tonë. Selimi sjell shpejtësi, kreativitet dhe eksperiencë, elemente që do të kenë rëndësi të madhe për ambiciet e Petrovacit në sfidat që na presin.
Gjatë karrierës së tij, Selimi ka luajtur me sukses për klube të shumta, përfshirë KF Llapi, KF Prishtina, KF Ulpiana, KS Flamurtari Vlorë, si dhe FK Dečić.”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/

