75 Mall Live Search
17:16 / E Martë, 16 Qershor 2026 / Gj Sh

Shorti i Europa League: Përballje interesante

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Europa League.

Gjashtë përballje interesante priten të zhvillohen në rrethin e parë, shkruan IndeksOline.

Skuadra kroate, Hajrduk Split, ku së fundi u transferua futbollisti kosovar, Etnik Brruti, do të përballet me skuadrën nga Sllovakia, Zilina.

Një tjetër ndeshje interesate është edhe ajo mes Dynamo Kiev dhe Universitatea Cluj.

Përballjet e tjera janë:

Qarabag – Vestri;

CSKA Sofia – Derry City;

Sheriff Tiraspol – Aluminij;

Vojvodina – Ferencvaros.

Ndeshjet e para luhen me 9 korrik, ndërsa ato të kthimit me 16 korrik 2026./IndeksOnline/