Shorti i Conference League hedh dy skuadra shqiptare rivale në kualifikime
Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për raundin e parë kualifikues të Conference League.
Shorti vendosi që dy skuadra shqiptare të jenë rival në këtë fazë, shkruan IndeksOnline.
Nënkampioni i Kosovës, Malisheva do të përballet me skuadrën nga Shqipëria, Vllaznia e Shkodrës.
Ndërsa Ballkani do të luaj ndaj skuadrë nga Uellsi, Connah’s Quay.
Vlen të përmendim edhe skuadrën shqiptare nga Maqedonia, Shkëndija, e cila do të përballet me Europa FC nga Gjibraltari./IndeksOnline/



