Ekskluzive: Ky është personi që u përfshi në plagosjen në Çagllavicë
IndeksOnline raportoi sot ekskluzivisht për një incident me armë në Çagllavicë, ku mbeti i plagosur një person.
Një veturë e tipit Mercedes G Class dyshohet të ketë thyer murin e një shtëpie, duke tentuar të ikë nga vendi ku ndodhi situata kritike, ku u shkëmbyen të shtëna me armë zjarri.
Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se i plagosur nga ky sulm mbeti Shkelqim Kastrati, emër i njohur për policinë.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i policisë për Kryeqyetin, Enis Pllana.
“Mbrëmë rreth orës 23:30, policia ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Feriz Guri”, në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë vend është i lënduar një person, që dyshohet nga arma e zjarrit, dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Njësitet relevante në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke ndërmarrë veprime të mëtejme hetimore” deklaroi Pllana./IndeksOnline/

