75 Mall Live Search
11:11 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / KV

Arrestohet një i dënuar me një vit burg për ngacmim në Prizren

Të martën, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren, pas veprimeve operative–hetimore kanë arritur të lokalizojnë dhe të arrestojnë të dyshuarin M.P. mashkull nga Prizreni. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte dënuar një (1) vit burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.

I arrestuari është dënuar për veprën penale “ Ngacmim” nga neni 184, i KPRK-së.

I arrestuari M.P. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.

Policia mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë publike, duke ndërmarrë veprime të vazhdueshme për identifikimin dhe arrestimin e personave të kërkuar, si dhe për parandalimin e veprave penale që cenojnë shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve.