75 Mall Live Search
15:09 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / KV

Arrestohet një person i dyshuar për tentim vrasje në Prishtinë

Policia e Rajonit të Prishtinës, respektivisht hetuesit e Njësisë së Hetimeve të Përgjithshme (NjHP) në Prishtinë, kanë arrestuar një person të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘tentim vrasje’, si dhe është sekuestruar një armë zjarri.

Rasti ka ndodhur me datën 16.06.2026, në rrugën “Holger Petersen” në Prishtinë.

Personi i dyshuar, me vendimin e prokurorit të shtetit, është ndaluar në mbajtje, përderisa hetuesit janë duke vazhduar me veprime hetimore.