75 Mall Live Search
15:27 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / KV

Kapen tre persona për vjedhje të pyllit në Zubin Potok

Me datën 16.06.2025 rreth orës 13:00, njësia policore e Zubin Potokut, pas pranimit të informacionit se persona të dyshuar, në pjesën e maleve të Moknes, përkatësisht në fshatin Mokra Gora, dyshohen për vjedhje të pyllit.

Njësitë policore, bazuar në informatën e pranuar, kanë marrë veprime menjëherë dhe kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në tri lokacione të ndryshme kanë hasur në tre persona të dyshuar. Janë sekuestruar:- 2 (dy) automjete – kombi- 1 (një) traktor me rimorkio dhe- 6 (gjashtë) motorë sharra.

Të dyshuarit janë arrestuar dhe janë intervistuar nga hetuesit policorë. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme, me urdhër të prokurorit të shtetit, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa ndaj tyre janë iniciuar tri raste të ndara, vepër penale ‘vjedhje e pyllit’.

Policia do të vazhdojë me përkushtim angazhimin në parandalimin dhe trajtimin e veprave penale, me qëllim të ruajtjes së rendit, sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit.

Njëkohësisht, inkurajojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo veprim të dyshuar përmes numrit 192 apo përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë”.