75 Mall Live Search
19:00 / E Mërkurë, 17 Qershor 2026 / AR

Shyhrete Behluli nuk ndalet, rikthehet me bashkëpunim të ri muzikor

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Shyhrete Behluli, ka sjellë projektin e saj më të ri muzikor.

Kësaj radhe, ajo ka vendosur të bashkojë forcat me këngëtarin Ymer Bajrami, një emër i njohur dhe i dashur për publikun e muzikës popullore shqiptare, shkruan Indeksonline.

Bashkëpunimi i tyre vjen si një kombinim i përvojës dhe stilit të veçantë artistik të të dy interpretëve, duke sjellë një këngë që pritet të ketë jehonë në skenën muzikore.

Projekti më i ri mban titullin “Veç edhe një herë” dhe vjen i realizuar me kujdes të veçantë si në interpretim ashtu edhe në produksion.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Shpëtim Reqica, i cili njihet për krijimet e tij të shumta dhe bashkëpunimet me emra të ndryshëm të skenës muzikore. Teksti trajton tema të ndjenjave, nostalgjisë dhe dashurisë, duke i dhënë këngës një emocion të veçantë që lidhet lehtë me dëgjuesit.

“Veç edhe një herë” pritet të jetë një nga projektet më të dëgjuara të kësaj periudhe, duke u shpërndarë shpejt në platformat muzikore dhe rrjetet sociale./Indeksonline/