Një “tulipan” te Llapi, Batatina po del strateg “me brina”
Llapi e ka marr me shumë seriozitet përforcimin e ekipit për sezonin e ri.
Skuadra nga Podujeva ka transferuar mesfushorin holandez, Joep Kluskens, shkruan IndeksOnline.
Ai luan në pozitën e mesfushorit defanziv, një nga pozicionet ku Llapi hasi veshtirësi në sezonin e fundit.
23-vjeçari vjen nga VVV-Venlo, ku regjistroi 71 paraqitje, ndërsa me bardhekaltrit ka nënshkruar kontratë tri vjeçare, deri në verën e vitit 2029./IndeksOnline/

