75 Mall Live Search
08:23 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / Gj Sh

Brazili nuk lë vend për befasi, fiton lehtësisht ndaj Haitit

Pas barazimit me Marokon, Brazili ka shënuar fitoren në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës.

Kombëtarja e ”Selecaos” nuk la vend për befasi, duke fituar lehtësisht, me rezultat 3-0, shkruan IndeksOnline.

Matheus Cunha hapi serinë e golave, në minutën e 23-të.

Sulmuesi i Manchester United nuk u ndal me kaq, pasi shënoi edhe golin e dytë, në minutën e 36-të.

Vinicius Junior vulosi këtë fitore të Brazilit, me golin e shënuar në 45+3.

Brazili kryeson Grupin C, me katër pikë, aq sa ka edhe Maroko dhe është një hap larg kualifikimit në fazën e eliminimit direkt.

Në ndeshjen e fundit ”Selecao” do të përballet me Skocinë, e cila ka tre pikë, ndërsa Haiti është e fundit në grup, me zero pikë./IndeksOnline/