75 Mall Live Search
11:46 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / Gj Sh

”Ua kemi hangër hakun Kosovës”, portali turk pas eliminimit në Botëror

Eliminimi i Turqisë nga Kupa e Botës ka shkaktuar reagime të shumta te tifozët.

Faqja e mergimtarëve turk në Gjermani, ka bërë n jë postim interesant, duke thenë se i kanë bërë Kosovës padrejtësi në kualifikuese, shkruan IndeksOnline.

Madje thuhet se Kosova e ka merituar të luaj në Kupën e Botës para Turqisë, pasi ishte skuadra që luftoi në fushë dhe meritoi fitoren dhe kualifikimin.

”Në kualifikime i kemi bërë padrejtësi Kosovës.

Sa do të doja që në vendin tonë të kualifikohej ajo në Kupën e Botës.

Sepse skuadra që luftonte në fushë, që dëshironte dhe e meritonte, ishte ajo.

Ne, as me lojën tonë dhe as me shpirtin tonë, nuk arritëm të tregojmë se e meritonim këtë turne.”, thuhet në reagim.

Kujtojmë që Kosova ishte një hap larg kualifikimit në Kupën e Botës, por pësoi humbje nga Turqia me rezultat 1-0, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin ”Fadil Vokrri”, në Prishtinë./IndeksOnline/