75 Mall Live Search
15:24 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / Gj Sh

Malisheva prezanton Drejtorin e ri Sportiv

Pas largimit të Sami Borocit, skuadra e Malishevës ka prezantuar Drejtorin e ri Sportiv.

Në këtë pozitë është emëruar Arbias, Morina, shkruan IndeksOnline.

Morina ka shumë vite që është pranë klubit të Malishevës, derisa ka punuar si agjent i lojtarëve.

”Me kënaqësi ju prezantojmë Drejtorin tonë të ri Sportiv, Arbias Morina.

Arbiasi ka qenë pranë klubit për shumë vite dhe e njeh mirë strukturën, kulturën dhe mënyrën e funksionimit të tij.

Gjatë tre viteve të fundit, ai ka punuar si agjent i lojtarëve, duke fituar përvojë të vlefshme në menaxhimin dhe zhvillimin e talenteve, si dhe duke ndërtuar një rrjet të gjerë bashkëpunimesh në futboll.

Jemi të bindur se me vizionin dhe përvojën e tij, Arbiasi do të japë një kontribut të madh në realizimin e objektivave tona sportive.

Suksese në detyrën e re, Arbias!”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/