75 Mall Live Search
20:58 / E Shtunë, 20 Qershor 2026 / L A

Holanda vë në gjumë Suedinë, marrin fitore të thellë në Houston

Holanda ka shkatërruar Suedinë në ndeshjen e dytë të grupit F.

Fitorja 5-1, vë “Tulipanët” një hap larg kualifikimit në fazën tjetër teksa tentojnë që të bëjnë më mirë se në Botërorin e kaluar.

Në ndeshje luajti edhe vëllau i Arbër Zenelit, Besforti i cili luajti ndeshjen e tij të parë në Botëror.

Golat u realizuan nga Brobbey dhe Gakpo me nga 2 gola secili si dhe Summerville, ndërsa të vetmin për Suedinë e shënoi Elanga.

Ndeshjen e radhës, Holanda do të përballet me Tunizinë ndërsa Suedia me Japoninë./IndeksOnline/