Messit i bëhet statujë 26 metra e gjatë në një qytet në Argjentinë
Se a është Lionel Messi një nga futbollistët më të mëdhenjë të të gjitha kohërave atë e dimë të gjithë.
Si në nivel ekipor ashtu dhe kombëtar, ai ka arritur suksese të mëdha duke fituar trofe të mëdhenjë si Liga e Kampionëve apo edhe Botërori.
Ndërsa së fundi, “La Pulgas” i është bërë një statujë gjigante në qytetin e Cutral Có, në provincën Neuquén.
Statuja është e gjatë 26 metra, ku e cila peshon plot 70 ton.
Me këtë vepër, Cutral Có ka marrë fronin që më parë mbahej nga monumenti 21-metërsh në Kolkata, Indi, duke e vendosur Patagoninë në hartën botërore të “pelegrinazheve” për çdo tifoz të vërtetë të futbollit./IndeksOnline/

