75 Mall Live Search
21:54 / E Diele, 21 Qershor 2026 / G T

S’ka gola në pjesën e parë, portieri i Iranit “hero” i 45 minutëshit!

Ka përfunduar pjesa e parë mes Iranit dhe Kombëtares së Belgjikës, ndeshje e vlefshme për Kupën e Botës 2026.

45 minutat e para u mbyllen me rezultatin e barabartë 0:0, shkruan Indeksonline

Dy shtetet patën raste të mirë për të shënuar, sidomos Belgjika – por portieri, Beiranvand qenka në formë të mirë dhe bëri disa pritje.

Kujtojmë që Irani shënoi një gol por u anulua nga sistemi VAR për pozitë jashtë loje./Indeksonline/