75 Mall Live Search
23:02 / E Diele, 21 Qershor 2026 / G T

“Heroi” i Iranit portieri Beiranvand, mbyllet me barazim ndeshja ndaj Belgjikës

Kombëtarja e Iranit dhe ajo e Belgjikës kanë barazuar pa gola 0:0 në ndeshjen e dytë të Grupit G.

Një ndeshje tejet interesante, ku portieri Beiranvand ishte padyshim heroi i Iranit, shkruan Indeksonline

33-vjeçari bëri shtatë pritje, duke mbajtur portën e paprekur.

Image

Kujtojmë që Irani ishte me një lojtar më shumë në fushë qysh nga minuta e 66’të, pasi Ngoy u ndëshkua me të kuq direkt.

Si Irani ashtu edhe Belgjika në dy ndeshje kanë grumbulluar nga dy pikë./Indeksonline/