Bëri një koment kritikues për Dokun, L’Equipe e largon nga ekrani gazetarën
Gazetarja franceze France Pierron është pezulluar menjëherë nga transmetimet e televizionit sportiv francez “L’Équipe“, pas reagimeve të shumta që shkaktuan komentet e saj lidhur me futbollistin belg, Jeremy Doku.
Sipas raportimeve të gazetarit Clement Garin, Pierron u përball me kritika të ashpra pasi e cilësoi lindjen e një fëmije si një “moment të neveritshëm”, teksa komentonte largimin e përkohshëm të Dokus nga kampi i Belgjikës në Kupën e Botës për të qenë pranë partneres së tij gjatë lindjes së djalit, shkruan Indeksonline
Deklarata e saj shkaktoi zemërim të madh në rrjetet sociale dhe në mediat franceze, me shumë përdorues që e konsideruan komentin të papërshtatshëm dhe mungesë respekti ndaj familjeve dhe prindërve.
Pas valës së kritikave, L’Équipe kërkoi falje publike ndaj Dokus dhe vendosi ta largojë përkohësisht gazetaren nga ekrani./Indeksonline/

