Krasniqi: Kemi shumicën për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi (Video)
Nënkryetari i PDK-së, njëherit shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka dhënë një prononcim për media.
Këtë e ka bërë pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, ku ka konfirmuar edhe njëherë se ekziston shumicë për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, në seancën e ditës së nesërme.
“Deri në momentin kur të hidhet në votim do të ketë shumicën për ratifikim. Prej anëtarëve të Kuvendit të Kosovës, të atyre qe nuk i shkojnë interesat partiake dhe politike.” ka thënë Krasniqi.
Kurse, ai ka shtuar se PDK-ja ka 23 vota në favor të kësaj marrëveshje.
“Ata që e kanë kundërshtuar e kanë hapësirën e mjaftueshme për ta votuar dhe ne besojmë që do shkojmë unik dhe si koalicion” ka përfunduar Krasniqi./Indeksonline/