75 Mall Live Search
12:10 / E Martë, 23 Qershor 2026 / Z S

Ministri shqiptar në Mal të Zi: Vuçiq po synon të destabilizojë vendin dhe të radikalizojë serbët

Ministri i të Drejtave të Njeriut dhe të Pakicave në Mal të Zi, Fatmir Gjeka, ka renditur tri arsye pse, sipas tij, Serbia dhe presidenti Aleksandar Vuçiq po e trajtojnë Malin e Zi në mënyrën aktuale.

Në një deklaratë për Portalin ETV, Gjeka tha se arsyeja e parë lidhet me përpjekjen për të larguar vëmendjen nga problemet e mëdha me të cilat përballet lidershipi serb brenda Serbisë.

Sipas tij, arsyeja e dytë është pengimi i Malit të Zi në rrugën e tij drejt integrimit evropian, ndërsa e treta ka të bëjë me përpjekjet për radikalizimin e serbëve në Mal të Zi.

“Beogradi zyrtar nuk po arrin ta imponojë lojën e tij në asnjërën nga këto pika”, ka deklaruar Gjeka.

I pyetur nëse Mali i Zi mund të mbrohet nga presione dhe sulme të tilla, ministri është shprehur i bindur se kjo është e mundur.

“Jam i bindur se mundet. Tani është aleati ynë. Nuk jam i sigurt se është kështu kur bëhet fjalë për regjimin në Beograd”, ka thënë ai.