75 Mall Live Search
23:21 / E Martë, 23 Qershor 2026 / MSH1

Kearns: Serbia armatosi anëtarët e grupit që kreu sulmin në Banjskë

Alicia Kearns, deputete britanike e cila është anëtare e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, tha se Serbia i ka armatosur anëtarët e grupit që ka kryer sulmin terrorist në Banjskë, ku ka mbetur i vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Ajo në Këshillin e Evropës, shprehu në mbrojtje të qytetarëve të Serbisë, të cilët sipas saj, meritojnë zgjedhje të lira, një shtyp të lirë dhe një demokraci të çliruar nga korrupsioni dhe kapja e shtetit.

“Evropa nuk duhet të mbyllë sytë ndërsa liritë demokratike po gërryhen. Mënyra se si një Qeveri i trajton fqinjët të tregon se si i trajton të vetët. E shohim me Rusinë e Putinit, luftë jashtë e heshtje brenda. Po e shohim të njëjtën formë në Serbi, me mbështetjen e burrave që e ndajnë Bosnjën, me strehimin e burrave që janë prapa sulmit të Banjskës, jo por me armatosjen e sulmuesve. Shikojini numrat serikë të armëve”, ka thënë Kearns.