Sopa, për LDK-në: Partinë e kemi mbajtë gjallë votuesit hakikat
Asamblisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kushtrim Sopa, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit brenda partisë, ku disa degë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sopa ka thënë se nuk është i befasuar nga lëvizjet e disa degëve, duke pretenduar se ende ka njerëz që nuk e pranojnë faktin se LDK-ja duhet të udhëhiqet nga strukturat e saj të zgjedhura.
“Nuk po më vjen aspak çudi nga këto lëvizjet e sotit të disa degëve të LDK-së në Kosovë. Nuk janë mësu disa prej tyre ende me besu që mundet LDK-ja pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova me u udhëheq nga njerëzit e zgjedhur të strukturave të saja”, ka shkruar ai
Ai thotë se partinë e kanë mbajtur gjallë votuesit “hakikat”.
Ky është postimi i plotë:
Nuk po me vjen aspak çudi bre aspak nga këto lëvizjet e sotit të disa degëve të LDK-së në Kosovë.
Nuk janë mësu disa prej tyre ende me besu që mundet LDK-ja pas vdekjes së Presidentit Ibrahim Rugova me u udhëheq nga njerëzit e zgjedhur të strukturave të saja të zgjedhura nëpër nëndegë dhe degë e deri në kuvendin zgjedhor të LDK-së por duke na i udhëhequr figurat tona të “rëndësishme” dhe vendim marrëse nga partitë tjera, grupet e ndryshme të interesit si dhe grupet mafioze.
Vallahin bilahin vetëm votuesit hakikat e me loqk të shpirtit RUGOVISTA e kemi majt gjallë këte parti dhe nuk e kemi lejuar të shuhet sepse sa për disa figura tonat që tradicionalisht e kanë pas prioritet interesin e tyre personal dhe të dostllakive të veta, shumë moti ishim harruar.
LDK përjetë

