75 Mall Live Search
00:07 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / MSH1

Situata në LDK, reagon Kica-Xhelili: Na duhet unitet, partia s’është pronë e askujt

Deputetja e rizgjedhur e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka bërë thirrje për unitet brenda partisë, në kohën kur disa degë kanë kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, pas rezultatit zgjedhor.

Përmes një postimi publik, Kica-Xhelili ka theksuar se LDK-ja nuk është pronë e askujt, por një “shtëpi politike” që duhet të forcohet dhe jo të përçahet në momente të ndjeshme.

“Ju bëj thirrje për unitet! Për unitet të sinqertë. Për unitet të përgjegjshëm. Për unitet që nuk e mohon debatin, por nuk lejon që debati ta kthejë LDK-në në përçarje”, ka shkruar ajo.

Sipas saj, rezultati zgjedhor kërkon reflektim, por ky proces duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për ndarje, duke shtuar se përgjegjësia është e përbashkët.

Ky është postimi i plotë:

Ju beje thirrje per unitet!

Per unitet te sinqerte. Per unitet te pergjegjshem. Per unitet qe nuk e mohon debatin, por nuk lejon qe debati ta ktheje LDK-ne ne perçarje.

LDK-ja nuk eshte prone e askujt. As e kryetarit. As e degeve. As e atyre qe ne perballjen tone me pushtetin, kritikonin vetem LDK-ne.

LDK-ja eshte shtepi politike. E ne momente te ndjeshme, shtepia nuk rrenohet pse ka nevoje per riparim. Ajo forcohet.

Po, rezultati kerkon reflektim. Por reflektimi duhet te na bashkoje, jo te na copetoje. Fundja, pergjegjesi kemi te gjithe, njesoj!

Sot Kosova eshte ne krize institucionale, politike dhe te jashtme. Ne kete moment, vendit i duhet nje LDK e qarte, e forte dhe e pergjegjshme. Jo nje LDK e futur ne perplasje publike, ku secili flet per moral, por pak kush e nis pergjegjesine nga vetja.

Prandaj, te flasim. Te permiresohemi.
Por ta ruajme LDK-ne.

Ta ruajme nga perçarja. Ta ruajme nga kalkulimet e ngushta. Ta ruajme nga tundimi per ta dobesuar ne momentin kur ajo duhet te jete adrese e stabilitetit per Kosoven.

Kryetari Abdixhiku ne janar iu nenshtrua Kuvendit te partise dhe mori votebesimin e delegateve. Kjo nuk e mbyll debatin pergjithmone, por e percakton rrugen: debati kryhet brenda.

LDK-ja duhet te mbrohet sidomos kur eshte me e ekspozuar. Sepse ata qe duan ta dobesojne, nuk presin moment te qete.

Prandaj, ju ftoj per unitet. Vetem bashke e te matur i bejme nder tre shkronjave historike qe perfaqesojme.

Mos harroni: LDK ka qene, dhe do te mbetet vet Republika e Kosoves! T’a trajtojme si te tille!

Doarsa