Pse Jude Bellingham nuk u ndëshkua me të kuq, e mbuloi gojën me dorë?!
Po diskutohet shumë emri i mesfushorit të Anglisë, Jude Bellingham pas barazimit pa gola (0-0) ndaj Ganës në Kupën e Botës, për shkak të një gjesti të bërë gjatë një bisede me sulmuesin ganez Jordan Ayew.
Kamerat kapën momentin kur ylli anglez mbuloi gojën me dorë teksa komunikonte me Ayew, një veprim që ka tërhequr vëmendje të madhe pas rasteve të fundit të ngjashme në futbollin ndërkombëtar, shkruan Indeksonline

Incidenti nuk pati pasoja gjatë ndeshjes dhe Bellingham nuk u ndëshkua nga gjyqtari. Megjithatë, gjesti ka nxitur debate pasi pak ditë më parë Miguel Almiron i Paraguait ishte përjashtuar me karton të kuq pas një situate të ngjashme që u shqyrtua nga VAR-i.
Sipas raportimeve, në rastin e Bellingham mungojnë pamjet e plota të incidentit dhe nuk ekziston një konflikt i qartë i dokumentuar mes dy lojtarëve. Pikërisht ky detaj konsiderohet dallimi kryesor nga rasti i Almironit, ku pati një përballje të drejtpërdrejtë dhe ankesa të menjëhershme ndaj gjyqtarit./Indeksonline/


