75 Mall Live Search
19:22 / E Mërkurë, 24 Qershor 2026 / AR

Publikohet ‘Dil Moj Nuse’ nga Remzie Osmani, kënga që pritet të ‘pushtojë’ dasmat

Këngëtarja e njohur shqiptare, Remzie Osmani, ka publikuar sot projektin e saj më të ri muzikor me titull “Dil Moj Nuse”, duke sjellë sërish atmosferë festive për publikun.

Kënga është publikuar në platformat muzikore dhe në YouTube, shkruan Indeksonline.

Publiku e ka mirëpritur projektin dasmor duke e shpërndarë në rrjetet sociale.

Remzie Osmani, e njohur për shumë hite të muzikës popullore dhe dasmore, vazhdon të jetë një nga emrat më aktivë në skenën muzikore shqiptare.

“Dil moj nuse” padyshim që do jetë një këngë që pritet të dëgjohet shumë në dasma dhe ahengje familjare gjatë sezonit./Indeksonline/