75 Mall Live Search
09:35 / E Enjte, 25 Qershor 2026 / G T

“Po qava me lot”, Neymar Jr pas ndeshjes: Falënderoj Zotin që jam gati për t’i ndihmuar vendit tim!

Neymar Jr mbrëmë lujati disa minuta me fanellën e Kombëtares së Brazilit në Kupën e Botës në fitoren 3:0 ndaj Skocisë.

Futbollisti i Santosit pas përfundimit të ndeshjes u pa me lot në sy, shkruan Indeksonline

Këtë e konfirmoi vet futbollisti gjatë një interviste të shkurtër.

“Po, qava me lot në fushë dhe në dhomat e zhveshjes. E falënderoj Zotin që më bëri të jem i gatshëm për vendin tim, jam shumë i lumtur”, u shpreh Neymar

Kujtojmë që futbollisti u rikthye te Brazili pas një kohe të gjatë dhe po luan në Kupën e Botës./Indeksonline/