Bregu i Fildishtë shkruan histori! Siguron kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës
Bregu i Fildishtë ka shkruar histori, duke siguruar për herë të parë kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës.
Kombëtarja afrikane pas fitores ndaj Kurasaos me rezultat 2-0, u rendit e dyta në grupin D, me 6 pikë aq sa ka edhe Gjermania, shkruan IndeksOnline.
Dy golat për Bregun e Fildishtë i shënoi sulmuesi Nicolas Pepe, në minutat 7′ dhe 64′.
Ky ishte një nga sukseset më të mëdha për kombëtaren afrikane./IndeksOnline/

