75 Mall Live Search
18:55 / E Premte, 26 Qershor 2026 / Gj Sh

Ramos te Milani do të bëhet transferi më i shtrejtë në Serie A

Milan pothuajse ka mbyllur marrëveshjen me PSG-në, për transferimin e Goncalo Ramos.

Sipas asaj që raporton ”New York Time”, kuqezinjtë kanë bërë transferimin e parë në epokën e Ruben Amorim, shkruan IndeksOnline.

Gjiganti italian ka rënë dakord për një tarifë rekord me PSG-në, prej më shumë se 50 milionë euro për sulmuesin portugez.

Transferimi i Ramos te Milani do të jetë transferimi më i shtrenjtë në Serie A që kur Interi bleu Romelu Lukakun nga Manchester United për 74 milionë euro në vitin 2019.

Milan ka mposhtur konkurencën e disa skuadrave për të nënshkruar me sulmuesin portugez, të cilin trajneri Ruben Amorim e njeh mjaftë mirë, pasi ishin së bashku te Sporting Lisbona.

Po ashtu bëhet e ditur se 25-vjeçari ka kryer edhe testet mjekësore në ShBA, ku është pjesë e Portugalisë në Kupën e Botës./IndeksOnline/