Shkon në 920 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë
Të paktën 920 njerëz kanë vdekur si rezultat i dy tërmeteve të fuqishme në Venezuelë, tha të premten kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez.
Përpos të vdekurve, të paktën 3.360 njerz kanë pësuar lëndime dhe 383 ndërtesa janë prekur nga dridhjet. Rodriguezi shtoi se të paktën 172 njerëz mbeten të ngujuar nën rrënoja, raporton televizioni CNN.
Kryetari i Kuvendit përsëri tha se zona më e goditur, La Guaira, është tërësisht e militarizuar dhe i bëri thirrje publikut që t’i shmangë udhëtimet drejt saj. “Ne e çmojmë dëshirën e madhe për të ndihmuar, por rrugët që ne po i përdorim për t’i transportuar të lënduarit po bëhen të ngarkuara. Mënyra më e mirë për të ndihmuar është që t’i mbajmë rrugët të hapura në mënyrë që ekipet mjekësore të mund t’i transportojnë pacientët dhe ekipet e shpëtimit të mund ta kryejnë punën e tyre në mënyrë më efikase” – deklaroi zyrtari i lartë venezuelas.

