“Udhëtim blic në Berlin”, Sali Berisha mirëpritet në Gjermani
Lideri i së djathtës shqiptarë, Sali Berisha ka realizuar një takim zyrtar në Berlin.
Berisha mori pjesë në festën e 50-të verore të Qarkut Parlamentar të Ndërmarrjeve të Mesme (PKM) të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestagun gjerman, me ftesë të kryetarit të këtij qarku, Christian Freiherr von Stetten.
Përmes një postimi në facebook, Berisha bëri të ditur se vizita kishte dy qëllime kryesore: pjesëmarrjen në aktivitetin e organizuar nga CDU/CSU dhe zhvillimin e takimeve me përfaqësues të lartë të Bundestagut dhe të CDU-së, për t’i falënderuar për mbështetjen ndaj Partisë Demokratike dhe Shqipërisë.
“Gjatë qëndrimit tim të shkurtër jashtë festës, së bashku me nënkryetarin e Grupit Parlamentar të PD-së, Tomor Alizoti, patëm takime të veçanta në Bundestag me:Zotin Tilman Kuban, zëdhënës për Politikën Europiane të grupit parlamentar të CDU/CSU;Zotin Christian Kremer, kryetar i zyres për marrëdhënie ndërkombëtare të CDU-së;Miqtë e mi të shquar të PD-së dhe të Shqipërisë: Peter Beyer, raportues i grupit të CDU/CSU për marrëdhëniet transatlantike dhe vendet e Ballkanit Perëndimor;Olav Gutting, personalitet i rëndësishëm i grupit parlamentar CDU/CSU për Financat dhe Buxhetin;Elmar Brok, personalitet i shquar i CDU-së, ish-Kryetar i Komisionit të Jashtëm, Sigurisë dhe të Drejtave të Njeriut për dy dekada në Parlamentin Europian;Peter Tiede i të përditshmes gjermane Bild, gazetar i mirënjohur për qëndrimet në mbrojtje të pluralizmit politik në Rusi, Shqipëri dhe në diktaturat e tjera autokratike”, ka shkruar Berisha.
Berisha shtoj se në Berlin u takua dhe u mikpritëm nga miku im ish deputetin dhe ish-zëvendës ministrin e Kosovës Gani Dreshaj dhe përfaqësues të tjerë të diasporës, të cilët i falënderoj shumë përzemërsisht për mikpritjen dhe lehtësitë që na krijuan gjatë qëndrimit në Gjermani./IndeksOnline/

