75 Mall Live Search
12:02 / E Diele, 28 Qershor 2026 / L A

Aksident me vdekje në Gjakovë, humb jetën motoçiklisti – ndalohet drejtuesi i veturës

Vlera Krasniqi, zëdhënëse në policinë rajonale të Gjakovës, tha se rreth orës 02:00, në rrugën “Tirana” në Gjakovë, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

“Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motoçikletës ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra”, tha Krasniqi.

Në koordinim të plotë me Prokurorin e Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekzaminim mjeko-ligjor.

“Ndërkaq, ndaj drejtuesit të veturës është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orësh për procedura të mëtejshme hetimore”, tha ajo.