Aksident i rëndë në Istog
Kushtet atmosferike kanë vështirësuar qarkullimin e veturave nëpër rrugët e vendit.
Bora e cila që dy ditë nuk është ndalur ka bërë që të shtohet numri i aksidentëve.
Një aksident i rëndë ka ndodhur para disa çasteve në Istog, shkruan Indeksonline.
Aksidenti ka ndodhur konkretisht në vendlindjen e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugovës, fshati Cerrce.
Nuk dihet për gjendjen e personave në veturë./Indeksonline/