Jesse Marsch emocionon me fjalimin pas kualifikimit të Kanadasë: Ju jeni heronj kanadezë
Përzgjedhësi i Kanadasë, Jesse Marsch, mbajti një fjalim emocional pas fitores 1:0 ndaj Afrikës së Jugut në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës.
Në pamjet e publikuara, Marsch përgëzon futbollistët për përkushtimin dhe karakterin e treguar, duke theksuar se ata po ndërtojnë të ardhmen e futbollit kanadez, shkruan Indeksonline
“Djem, mendoni për këto dy vite që kemi kaluar së bashku. Mendoni se si kemi folur gjithmonë për t’iu përmbajtur planit, për të qëndruar besnikë ndaj asaj që duam të jemi, për të luajtur me agresivitet, për të shfaqur cilësinë tuaj dhe për të treguar karakterin që keni”, u tha ai lojtarëve.
Më pas, trajneri nuk i kurseu fjalët e mëdha për ekipin e tij.
“Ju jeni heronj kanadezë! Heronj kanadezë për brezat e ardhshëm të fëmijëve të këtij vendi që do ta luajnë këtë sport. Ky sport ka një të ardhme të madhe falë jush. Duhet të jeni jashtëzakonisht krenarë për atë që jeni. Luftuat për çdo moment. Ju jeni heronj kanadezë”, deklaroi Marsch.
Kujtojmë që Kanadaja ndeshjen e ardhshme pritet të zhvillojë ndaj fituesit të duelit, Holandë vs Maroku./Indeksonline/
Ismaël Koné who broke his damn leg last week is dancing in the middle of Canadas victory huddle. Jesse Marsch just shakes his head with a smile. Canada’s moving on. pic.twitter.com/kBOLvvV6pj
— Faizal Khamisa (@FaizalKhamisa) June 28, 2026

