75 Mall Live Search
21:57 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / F.R

Bizneset gati për mërgatën, por çmimet e disa shërbimeve mund të ngrihen

Gjatë muajve të verës, kthimi i diasporës në vendlindje sjell rritje të qarkullimit ekonomik, veçanërisht në sektorin e gastronomisë, hotelerisë dhe atë të shërbimeve.

Restorantet e hotelet frekuentohen më shumë, derisa edhe dyqanet e tregjet për çdo vit raportojnë rritje të shitjeve.

Por me ardhjen e mërgimtarëve, një pjesë e bizneseve rrisin edhe çmimet.

Njohës të ekonomisë thonë se mërgata është infuzion për ekonominë e vendit.

Megjithatë, shqetësuese sipas njohësve të fushës, mbetet fakti që remitencat e diasporës shkojnë më shumë për konsum e banim, shkruan RTK.

Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, vetëm në 3 muajt e parë të këtij viti, remitencat e dërguara nga diaspora në Kosovë arritën në mbi 313 milionë euro.

Gjermania, Zvicra, Italia e Austria prijnë për nga vlera më e madhe e dërgesave në Kosovë.