75 Mall Live Search
22:27 / E Hënë, 29 Qershor 2026 / F.R

Tragjike në Gjilan: Hyri ta pastronte bunarin, një person humb jetën pasi bie brenda tij

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Dobërqan të Gjilanit, ku një 75-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në një pusetë gjatë pastrimit të saj.

Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ku njoftoj se në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës.

“Me datën 29/06/2026,rreth orës 14:23, Policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një thirrje lidhur me një informatë në Fshatin Dobërqan.

Njësitet patrulluese me urgjencë i janë përgjigjë rastit duke dal në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para   dyshohej se një person ka rënë në një puset përderisa ishte duke bërë pastrimin e saj. Në vend ngjarje kanë dalë edhe njësia e zjarrfikëseve te cilët kanë bërë zbrazjen e pusetës”, ka thënë Hashani për IndeksOnline.

Hashani bëri të ditur se mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës dhe me vendim të  prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.

“Nga aty kanë tërhequr trupin e viktimës, mjeku kujdestar ka konfirmuar vdekjen e viktimës (1951). Hetimet rajonale si dhe forenzika  kanë dalur po ashtu në vendin e ngjarjes. Me vendim të  prokurorit të shtetit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion. Policia e Kosovës njësitet e hetimeve rajonale po i hetojn rrethanat se si ka ardhë deri te ky rast i rëndë”, ka thënë Hashani./IndeksOnline/