75 Mall Live Search
16:50 / E Martë, 30 Qershor 2026 / MSH1

Supremja rrëzon vendimin e Trumpit lidhur me të drejtën e shtetësisë për ata që lindin në SHBA

Gjykata Supreme e SHBA-së ka rrëzuar urdhrin e presidentit Donald Trump, që kufizon të drejtën e shtetësisë që në lindje.

Trupi i gjyqtarëve nuk ishte i gatshëm të përmbysë një precedent gjyqësor 150-vjeçar dhe gjuhën e kushtetutës amerikane, shkruan BBC.

Trump ka kërkuar heqjen e shtetësisë automatike për foshnjat e lindura nga prindër që janë ilegalisht ose me viza të përkohshme, në SHBA.

Urdhri ekzekutiv i mëparshëm i Trumpit u bllokua nga gjykatat më të ulëta , duke e dërguar çështjen në gjykatën më të lartë në SHBA.

Kundërshtarët thonë se urdhri shkeli Amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, i cili thotë se njerëzit “të lindur ose të natyralizuar” në vend – janë qytetarë.