“Çmendet” Premierliga, blerje 100 milionëshe në Londër
Një tjetër blerje qindra milionshe ka ndodhur në Premierligën angleze.
Sipas asaj që raporton gazetari, David Ornstein, Tottenham Hotspur ka arritur marrëveshje për transferimin e Mateus Fernandes, shkruan IndeksOnline.
Ky transferim i ka kushtuar skuadrës londineze, plot 85 milionë funte, apo mbi 100 milionë euro,
Mesfushori portugez i cili ishte pjesë e West Ham United, pati një sezon fantastik derisa në garë për të ishte edhe Manchester United.
West Ham ka pranuar ofertën e Tottenham, derisa zyrtarizimi pritet të bëhet në ditët e ardhshme./IndeksOnline/

