Tym i zi në Prishtinë/ Digjen disa kontejnerë, policia jep detaje
Një zjarr i madh është evidentuar mëngjesin e sotëm, në qendër të Prishtinës.
Disa kontejnerë mbeturinash raportohet të jenë përfshirë nga zjarri.
Rastin për IndeksOnlinen e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana, duke thënë se njësitet policore dhe ekipet e zjarrfikësve i janë përgjigjur rastit në rrugën “Sylejman Vokshi”.
“Sipas informacioneve fillestare, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa si pasojë e zjarrit janë dëmtuar dy vetura.
Aktualisht, hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes”, tha Pllana, për IndeksOnlinen.

