75 Mall Live Search
10:00 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / Gj Sh

Ardian Limani largohet nga Prishtina

Futbollisti Ardian Limani ka njoftuar se ka përfunduar aventurën te Prishtina.

Ai me marrëveshje të dyanshme ka ndarë rrugët me skuadrën nga kryeqyteti, pas dy vjetëve shkruan IndeksOnline.

”Faleminderit FC Prishtina”!

Sot me marrëveshje të dyanshme po ndahem nga klubi FC Prishtina.

Jam jashtëzakonisht krenar që kam përfaqësuar këtë klub për dy vjet e gjysmë duke fituar superkupën dhe kupën e Kosovës!

Faleminderit të gjithë juve që keni qenë pjesë e këtij rrugëtimi dhe ju dëshiroj shumë suksese në vazhdim”, ka njoftuar Ardian Limani./IndeksOnline/