75 Mall Live Search
11:02 / E Mërkurë, 01 Korrik 2026 / MSH1

“Trepça” rrit stabilitetin e prodhimit, mbi 3,900 tonë koncentrat u eksportuan brenda 6 muajve

Miniera me Flotacion në Stan Tërg njoftoi se ka vazhduar aktivitetin e saj prodhues dhe eksportues, duke mbajtur një nivel të qëndrueshëm të prodhimit të koncentratit të plumbit dhe zinkut gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti.

Sipas njoftimit të ndërmarrjes, krahasimi i periudhës gjashtëmujore për vitet 2024–2026 tregon konsolidimin e kapaciteteve prodhuese dhe vazhdimësinë e furnizimit të tregjeve me koncentrate minerare.

Gjatë gjashtë muajve të parë të vitit, janë prodhuar dhe eksportuar 1,607.30 ton koncentrat plumbi (Pb) dhe 2,306.30 ton koncentrat zinku (Zn).

Nga “Trepça” vlerësojnë se këto rezultate pasqyrojnë angazhimin për ruajtjen e një prodhimi të qëndrueshëm dhe përmirësimin e vazhdueshëm të proceseve operative, duke kontribuar në realizimin e objektivave të ndërmarrjes.

May be an image of ‎text that says '‎TREPÇA Sasia (ton) 3 000 KRAHASIMI I EKSPORTIT 6-MUJORI I (2024-2026) Miniera me Flotacion Trepça-Stan -Stan Tërg (ton) KONCENTRATI Pb (Plumb) 2500 Koncentrat Zn (Zink) 2 2000 1500 2291,99 1 913,44 1392,98 1 000 025,49 2 2306,30 500 1 607,30 2026 0 Koncentrat Pb: 1 607,30 ton 2024 Koncentrat Zn: 2 306,30to 2025 TREND RRITES Performancee Performanceegëndrueshme qëndrueshme me kulm rekord గట ن vitin 2026. 2026 PRODHIM ME LARTE Rritje kapaciteteve dhe përmirësimi proceseve. KONCENTRAT Pb 1607,30ton FOKUS NDỄRKOMBETAR Orientimi qartë qartedrejt drejt tregjeve ndërkombëtare. 6-MUJORI, 2026 Rezultati mire eksportit per koncentrat plumbit dhe zinkut KONCENTRAT Zn 2 306,30ton‎'‎